Veseli takon gjeneralin Clark: Ndërhymja e NATO’s i dha paqe rajonit

Mbas takimit me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, asht takue sot edhe me ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO’s në Europë, gjeneralin Wesle​y Clark, i cili udhëhoqi operacionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike kundër Jugosllavisë më 1999.

Kryeparlamentari Veseli dhe gjenerali Clark evokuan kujtime nga periudha e luftës, kur NATO nga qielli dhe UÇK-ja në tokë, po i kundërviheshin makinerisë ushtarake dhe policore të shtetit serb, në përpjekje për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

Veseli tha se pas përmbylljes me sukses të këtij misioni të përbashkët, Kosova i hyri procesit të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe shtetformimit, ndërsa sot zë vend në skenën ndërkombëtare, si një shtet i pavarur, demokratik dhe me aspirata të qarta të anëtarësimit në NATO dhe BE“, njofton kumtesa.

Kryetari i Kuvendit tha se ndërhymja ushtarake e NATO’s dhe mandej prezenca e saj fizike në Kosovë, i dhanë rajonit paqen aq të nevojshme dhe i hapën rrugë bashkëpunimit dhe integrimit në familjen e madhe europiane.

Shperndaje në: