Gjenerali Clark tregon se çka i kishte thanë Solana mbasi rusët kishin arritë në Prishtinë me 1999

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO’s, Wesley Clark, ka kujtue 12 Qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Nji vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtue nji bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO’s.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 Qershori. Filloi me nji telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thanë: ‘Wesley, rusët kanë arrite në Aeroportin e Prishtinës, çka kemi me ba?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, na do ta dërgojmë KFOR’in që në mëngjes. Me 12 Qershor, KFO ka fillue me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hy. Ata kanë hy të armatosun, por kanë ardhw këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftue, nuk kanë pase vështirësi, edhe pse ka pase disa fusha të minueme. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, n kemi arrite në Kosovë. Ai ka shkue në aeroport dhe e mirëpriti nji gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takue me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark.

Shperndaje në: