100 vota kundër Metës, miratohet rezoluta në Kuvendin e Shqipnisë

Me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime asht votue pak minuta ma parë në Parlamentin e Shqipnisë rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta me shfuqizue 30 Qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndër të tjera në rezolutën e miratueme me votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe disa prej deputetëve të ‘opozitës së re’ thuhet:

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”

Rezoluta u votue mbas 5 orësh debat nga deputetët e pozitës dhe opozitës.

Shperndaje në: