Kohë spastrimesh te Reali, 17 lojtarë me kofera në duer, zbulohen emnat!

Real Madrid asht ekipi ma aktiv në merkaton e kësaj vere. Afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por Los Blancos nuk do të ndalen me kaq mbasi do të afrojnë të tjerë lojtarë që priten me ardhë në dispozicion të trajnerit Zidane.

Megjithatë ma parë Reali duhet me shitë dhe te Los Blancos kanë nisë fushatën e spastrimeve.

Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga ekipi merengues që në këtë merkato pritet me ba nji revolucion të vërtetë.

Në rradhë m’u largue qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo. Janë me valixhe në duar edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz, Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva, ndërsa në dyshim të madh asht edhe e ardhmja e Iscos që vështirë se ka me qëndrue.

Të konfirmuem nga ekipi aktual janë Courtois, Odriozola, Carvajal, Ramos, Varane, Regulion, Modric, Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Marco Asensio edhe pse ky i fundit ka oferta dhe mundet me vendosë me u largue.

Shperndaje në: