Sylë Tahirsylaj tregon për motin në ditët e ardhshme, qe çka paralajmëron

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka tregue se çfarë moti ka me mbajtë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë.

Temperaturat janë më të rritura se sa vitin e kaluar, por ka edhe reshje lokale shiu, para dy ditësh kishte edhe reshje breshëri në disa lokalitete, ku ka pasur edhe dëme në rajon e Pejës. Gjatë gjithë javës do të ketë mot të mirë, temperaturat minimale do të jenë 17 gradë celsius kurse maksimalja do të shkojë deri në 34 gradë celsius”, ka thanë ai për telegrafin.

Tahirsylaj tha se asht nji situatë e mirë sa i përket temperaturave, për arsye se në muejin e kaluar ka pase reshje të shumta shiut, të cilat iu ndihmojnë mbjelljeve.

Shperndaje në: