Pacolli jep lajme të mira nga Çekia (foto)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtue sot për në Pragë, ku ka takue homologun e tij, Tomas Petricek.

Pacolli thotë se nga ministri çek ka marrë përkrhaje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Përveç kësaj, Pacolli thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për proceset integruese të Kosovës.

Postimi i Pacollit:

Në kuadër të vizitës sime dy ditore në Pragë, kam takuar Zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë dhe Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlíček.
Një bisedë e hapur dhe shumë e çiltër, me ide konkrete të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
Të dy vendet tona mund të ofrohen më shumë përmes bashkëpunimit ekonomik dhe zëvendëskryeministri Havlíček shprehi gatishmërinë e Çekisë për të punuar me Kosovën në shumë sektorë, me theks në energji.
Mikpritësi e cilësoi Kosovën pjesë të Evropës dhe tha se Çekia do të ndërtojë marrëdhënie të forta ekonomike me Kosovën.
Një zhvillim i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet tona ndërshtetërore. Kemi nënshkruar së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik, e para marrëveshje e këtij lloji e cila do të hap rrugën e identifikimit të fushave për bashkëpunim ndërmjet nesh. Kosova dhe Çekia po përafrohen mes vete dhe po ndërtojmë partneritet gjithëpërfshirës.

Shperndaje në: