Presidenti Thaçi ka nji thirrje për Spanjën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Spanjës “EFE”, e cila ka ndikim të madh edhe në Amerikën Latine ka kërkue njohjen e Kosovës nga Spanja.

“E ftoj Spanjën që të na njohë, meqë ky do të ishte vendim i drejtë. Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Millosheviqit”, kujton ai.

Simbas tij, Kosova ka luftue për egzistencë, derisa ndërhymja e NATO’s ishte një ndërhymje humanitare me i mbrojtë civilët.

Spanja nuk asht Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalunja nuk është Kosova”, ka theksue Thaçi në këtë intervistë, e cila asht transmetue në shumë media të Amerikës Latine.

Shperndaje në: