Migjen Kelmendi: “Çfare nderi e çfare fati me kendue mbas 37 vjete para publikut te Prishtines” (video)

Mbrame, ne sallen e sporteve “1 Tetori”, adaptue per rock-koncert, Migjen Kelmendi e hapi koncertin e grupit “Gjurmet”, veshun me maicen ku shkruente “Gheg is Beautiful”, tue thane: “Çfare nderi e çfare fati me kendue mbas 37 vjete para publikut te Prishtines, me i kendue Prishtines”.

Salla ishte e vogel me ato 3000 vende me nxane publikun qe kishte ardhe me i ndigjue kanget e grupit “Gjurmet”. Aq shume ishin mbrenda salle, e cila s’kishte ventilim, sa bani qe temperatura ne salle me qene gati e padurueshme.

Por, kur filloi koncerti dhe filluen me u luejt kanget, ashtu si i kishte orkestru Bekim Dyla, gitaristi i grupit “Gjurmet”, dhe i interpretuen shume emna te njoftun te skenes muzikore shqiptare, u harrue vapa ne salle.

Gjate gjithe kohes publiku kendonte bashke me interpretuesit kanget e grupit, qe i dinin prej fillimit e deri ne fund.

Adri Nurellari, politikolog dhe njohes i skenes muzikore shqiptare, kishte shkrue:

“Gjurmet mund te konsiderohen si gjurme artistike te perkatesise evropiane te kombit tone. Me muziken dhe tekstet e tyre, anetaret e ketij grupi kane deshmuar ekzistencen e nje lidhje te vazhdueshme te popullit tone nen roberi me shijet dhe trendet perendimore. Prania e tyre ne muziken shqiptare, ka qene si nje oaz estetik ne shkretetire, ngjashem me festivalin anti-konfirmist të 11-të të Këngës në RTSH.”

Ekskluzivitetin e xhirimit te koncertit e kishte televizioni Klan Kosova, i cili keto dite ka me transmetue koncertin te plote per shikuesit e vet.

I sjellim vetem disa xhirime nga publiku, qe sjellin atmosferen ne te cilen kaloi koncerti, qe u vleresue madheshtor:

Interpretimi i kanges “Mendoja çdo gje merr fund pa ty”, i Migjen Kelmendit me publikun

Kanga permbyllese e koncertit, Ne tren per Perzeren”, e interpretueme nga te gjithe performuesit

Elina Duni dhe kanga “Era”

Shperndaje në: