Arrestohet biznismeni kosovar, i kërkuem nga FBI

Asht arrestue biznismeni kosovar, Imer Shahini, i cili ishte në kërkim nga FBI.

Policia e Kosovës ka konfirmue arrestimin e Shahinit, i cili asht vllau i grues së zavendëskryeministrit Enver Hoxhaj. Asht arrestue mbas nji urdhën arresti ndërkombëtar.

Për Shanihni ishte lëshuar urdhën arresti ndërkombëtar.

Ndërsa, konfirmimin se ai asht arrestue nga autoritetet e Kosovës e ka konfirmue zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thanë Hoxha.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestue edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuem ndërkombëtarisht.

Shperndaje në: