Thaçi nënshkruen këtë marrëveshje me Turqinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në këtë kohë kur po vazhdon me qenë në fuqi tarifa 100 përqind ndaj mallnave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e ka dekretue Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë.

Presidenti Thaçi e ka nënshkrue me 11 Qershor të këtij viti dekretin që përfundimisht ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë, e cila asht nënshkrue me 27 Shtator të vitit 2013, ndërsa asht pranue në Zyrën e Presidentit të Kosovës me 4 Prill të këtij viti.

“Marrëveshja e ratifikuar i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim, në përputhje me nenin 18, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruen në dekret.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje asht ba publik edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë së Kosovës, me 13 Qershor 2019.

Shperndaje në: