Gjermania i përgjigjet Kadri Veselit për nismën e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb (dokument)

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble, i ka dërgue nji letër Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në të cilën vlerëson të arritunat e shënueme në Kosovë 20 vjet mbas lufte.

Kjo letër e Shauble vjen mbas asaj që Veseli i ka dërgue atij, lidhun me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi dhe angazhimin e saj për Kosovën, për me sigurue paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit.

Presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë nji përkujtim për Europën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.

Shauble në letër thekson se komisionet parlamentare të Bundestagurt gjerman janë njoftue me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Letra e Gjermanisë asht momenti i dytë, mbas Kongrësit Amerikan që mbajti nji sesion për luftën në Kosovë.

Ma poshtë letra që presidenti Wolfgang Shauble i ka dërgue Veselit:

Shperndaje në: