Hashim Thaçi dekoron 39 personalitete në Tiranë: Nga Fatos Nano te Fino, Blushi, Klosi, Brokaj, dhe Artur Zheji (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji ceremoni zyrtare në Tiranë, ka dekorue personalitete të shqueme nga Republika e Shqipnisë, që në periudha të ndryshme kanë dhanë kontribut të shquem për Kosovën.

“Arritëm që për herë të parë që të vëjmë në lëvizje NATO-n, dhe kjo nuk do të ndodhte pa kontributin dhe rolin dinjëtoz të Shqipërisë, prandaj pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur sikur pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian, do jetë shumë i vështirë, prandaj ishim bashkë në periudha më të rënda të kombit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jam i bindur që do të kemi rrugëtim të përbashkët edhe për NATO, edhe për Bashkim Evropian me mbështetje të plotë të Shqipërisë. Dëshirojë të shpreh mirënjohje dhe falënderim për çdo familje shqiptare ku do që jeton në Republikën e Shqipërisë, që hapi derën, hapi zemrën për shqiptarët nga Kosova që u detyruan të zhvendosën nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviqit, kur kryente gjenocidin në Kosovë”, tha Thaçi.

Dekorata iu ndan: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Aleksansër Meksi, Anastas Angjeli, Arben Malaj, Arben Rakipi, Artan Meçi, Artan Myftiu, Artur Zheji, Bashkim Fino, Bashkim Zeleni, Blendi Klosi, Eduard Mazi, Epir Luzi, Fatmir Kumbaro, Fatos Klosi, Fatos Nano, Gjavit Sinani, Peliks Baçi, Frederik Ymeri, Gazmend Demi, Gëzim Podgorica, Gjok Buna, Ilir Cepani, Ilir Mustafaraj, Ilirjana Teloqano, Kastriot Islami, Kiço Blushi, Kristaq Porodini, Kudusi Lame, Luan Hajdaraga, Leonard Demi, Maliq Doçi, Meritan Ceka, Paskal Milo, Perikli Teta, Petrit Bushtati, Petro Koçi, Refik Pucaj, Remzi Bajram Demaj, Sabit Brokaj, Skender Gjinushi, Sokol Baraj, Sokol Poga, Shaban Braha, Shefqet Dizdari, Adem Qopani.

Shperndaje në: