Momenti kur banorët e katundit Hodonoc, gati sa nuk e rrehin kryetarin e Kamenicës (video)

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, asht përballë me nji revoltë të fortë të qytetarëve të komunës së tij, të cilët po kundërshtojnë synimet e tij për reforma në arsim.

Në nji diskutim publik të organizuem në Hodonoc të Kamenicës, Kastrati nuk ishte lejue me ja nis fjalimit të tij, tue u fishllue dhe brohoritë nga qytetarët.

Në disa pamje të reja të publikueme nga ai incident, duket se situata ishte afër me u përshkallëzue edhe në konflikt fizik mes nji banori i cili i afrohet i nervozuem kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, përcjell Ballkani.info.

Kastrati në këtë tubim, ishte nisë me tregue se do të mbyllte shkollën, si pjesë e reformave të tij në arsim.

Shperndaje në: