Kjo asht pasunia e diplomatëve kosovarë (foto)

Dikush ma pak e dikush më shumë, Ambasadorët kanë deklarue paga e pasuni të ndryshme në vendet ku ata shërbejnë dhe përfaqësojnë Kosovën.

Nji nga ambasadoret ma të zashme asht Vlora Çitaku e cila përfaqëson Kosovën në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Paga mujore që merr Ambasadorja Çitaku nga Ministria e Punëve të Jashtme asht 3,559.67 euro, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

 

 

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ajo ka deklaruar tri banesa të cilat janë në emër të prindit të saj.

E vlera e këtyre tri banesave është 165 mijë euro, ku thotë se janë në pronësi të prindit.

Kurse, para të gatshme në institucione financiare, ajo i ka deklaruar në njërën bankë në Prishtinë 5 mijë e 744 euro, ndërsa në ‘City Bank’ në SHBA, 500 dollarë.

Ndërsa, në sqarimin e saj ka njoftuar se ka blerë një banesë me kredi në Prishtinë, por që ende nuk ka përfunduar ndërtimin i saj, për të cilën nuk posedon ndonjë letër poseduese, pos një parakontrate me ‘NARTEL’.

Ndërsa ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama në deklarimin e saj të pasurisë ka përfshirë dy apartamente të cilat i ka blerë me të ardhurat personale. Vlera e këtyre është 140 mijë euro, kurse pronësinë e ka deklaruar të përbashkët.

Lama ka deklaruar dy vetura, njëra e saj dhe tjetra e bashkëshortit që arrin shifrën 18 mijë euro.

Ambasadorja Lama ka shumë të majme të parave që i mban në bankë. Vlera e tyre është hiq më pak se 70 mijë euro. Ndërsa, bashkëshorti i saj 130 mijë euro.

Në vitin 2016, ish-ministër i MTI-së, Bernard Nikaj u emërua ambasador në Belgjikë. Ai ka deklaruar se paga e tij vjetore nga MPJ arrin vlerën 41 mijë e 390 euro në vit, transmeton Indeksonline.

Nikaj vozitë një veturë luksoze, BMW që i ka kushtuar 27 mijë euro. Ndërsa, ai mbanë edhe shuma të ndryshme të parave në bankë, ku vlera e tyre arrin në gati 9 mijë euro.

Kurse ish-këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Arbër Vllahiu që u ngarkua më mision në Ceki në vitin 2018, ka deklaruar pagë mujore 3 mijë e 692 euro. Ai ka deklaruar një banesë të përbashkët në çmim prej 200 mijë eurove.

Ndërsa, ai ka para të gatshme në tri institucione financiare e që arrijnë vlerën 10 mijë euro. Nuk ka deklaruar ndonjë veturë apo detyrime financiare ndaj bankave.

Beqë Cufaj është emëruar me 19 korrik të 2018-ës Ambasador në Gjermani dhe ka deklaruar pagë mujore 3 mijë e 600 euro.

Ndërsa, para të gatshme në llogari të tij personale ka vetëm 1 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij 8 mijë euro.

Përveç kësaj, ai ka aksione në një gazetë në Kosovë. Në deklarimin e tij të pasurisë ka treguar se ka 25% aksione në gazetën Blic ku kapitali në euro është 100 mijë euro.

Ai vozitë veturë Audi 4 me çmim 10 mijë euro. Ai ka edhe tri parcela toke, të cilat arrijnë çmimin e 230 mijë eurove.

Gjergj Dedaj që më parë ishte zëvendësministër, në vitin 2017 u emërua Ambasador në Maqedoni. Ai ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë prej 350 mijë eurove dhe një dyqan prej 150 mijë eurove.

Dedaj vozitë veturë Mercedes të blerë me autokredi dhe që ka çmimin 16 mijë euro.

Në bankë ai ka vetëm 1 mijë e 500 euro, kurse paga e tij vjetore është 42 mijë euro. Pos kësaj, ai merr të holla edhe nga qiraje e një lokali në Prishtinë e që vlera është 2 mijë e 400 euro.

Sami Ukelli, që ishte emëruar ambasador në Austri, paga e tij vjetore arrin vlerën prej 41, 592,00 euro. Edhe bashkëshortja e tij nuk qëndron keq. Në deklarimin e tij ka treguar se nga UNIDP në këtë shtet ajo ka pagë prej 49,680.00 euro në vit.

Ai ka deklaruar edhe parat nëpër institucionet financiare, ku në njërën ka 78,890,00 €, tjetrën 100,360,00 €, kurse bashkëshortja e tij 142,700,00 €.

Kosova në Emiratet e Bashkuara Arabe ka Amir Ahmetin, i ngarkuar me punë, i përkohshëm. Ai ka deklaruar se në muaj merr 3,560,00 euro. Ai ka deklaruar edhe tjera pasuri të paluajtshme si shtëpi, truall e tokë.

Vlera e shtëpisë së tij personale është 90 mijë euro e blerë në vitin 2009. Ndërsa, trualli dhe toka është deklaruar në pronësi të prindit e që arrin vlerën 340 mijë euro.

Në bankë ai ka deklaruar 6,170.09 euro, transmeton Indeksonline.

Lirim Greiçevci përfaqëson Kosovën në Holandë. Ai ka deklaruar pagë mujore 3 mijë e 600 euro, ndërsa nuk ka bërë të ditur sa para ka në bankë.

Greiçevci ka një banesë që e ka blerë në vitin 2010 dhe që ka çmimin 81,600,00 euro. Ndërsa, vozitë një veture në vlerë prej 9 mijë eurove.

Shperndaje në: