Sheikh it up: Klubi i natës hallall hapet në Arabinë Saudite – Disco Hallall

Frik ka me u hapë nji ‘klub nate halal’ në Arabinë Saudite, u njoftue të Mërkurën, tue shkaktue humor në internet dhe zemërim nga konservatorët.

Marka e klubeve të natës në Dubai dhe Bejrut, “White”, tha këtë javë se nji degë e re ka me u hapë edhe në qytetin bregdetar të Jeddah, n’Arabinë Saudite, transmeton Rrokum.TV

Ata që ishin në favor të hapjes së këtij kubi të natës, i cili ka me shërbye vetëm cocktail’e jo-alkoholike, vërshuen në Twitter me hashtagun në gjuhën arabe #JeddahDisco.

Kundërshtarët e lëvizjes shprehën zhgënjimin e tyne me hashtag’e rivale me domethanie: “Nuk pranoj akte të ndalueme në pllazhen e Jeddah”.

Drejtori i Përgjithshëm i i këtij klubi tregoi për faqen e lajmeve Arabian Business se klubi ka nji “loung bar” dhe sallë pritje./Rrokum.TV/

Shperndaje në: