Punimet afër Manastirit të Deçanit, reagon ashpër Kosnett

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikue institucionet për vazhdimin e punimeve afër manastirit të Deçanit.

Përmes nji postimi në Twitter ai ka thanë se asht tue u dëshmue papërgjegjësi për sundimin e ligjit.

Kjo për shkakun se siç thotë ai, punimet po bahen në nji zonë të mbrojtun.

“Autoritetet në Deçan, me përkrahjen nga aleancat politike, vazhdojnë me dëshmue papërgjegjësi për sundimin e ligjit. Punimet në rrugë janë krye në skaj të Zonës Protektorale, pa asnji anashkalim. Rrugët tranzite afër zonës Protektorale janë jolegale”, ka shkrue Kosnett në profilin e tij.

Shperndaje në: