Këta ishin emnat ma të shpeshtë gjatë vitit të kaluem në Kosovë për bebe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2018”.

Alea dhe Ajan, emnat ma të përdorun gjatë vitit 2018.

Siç njofton ASK, të dhanat në këtë publikim janë paraqitë simbas bazës së grumbullimit të të dhanave administrative për vitin 2018, nga zyrat e gjendjeve civile, ku janë grumbullue gjithsej 29080 fleta statistikore për lindje DEM-1.

Këto të dhana tregojnë se 22870 janë lindje që kanë ndodhë në Kosovë, prej tyne lindje të gjalla janë 22 761, kurse 109 janë lindje të vdekuna, kurse jashtë Kosovës janë regjistrue 6210 lindje.

Emni me frekuencë ma të madhe (ma i shpeshtë) për vitin 2018 për çika ishte emni Alea 118, Jara 97 etj., ndërsa për djem ishte emni Ajan 153, Amar 144 etj.

Shperndaje në: