Apostolova: BE jep 100 milionë euro në vit për Kosovën, por duheni me dijtë m’i shfrytëzue

Ambasadorja e BE në Kosovë, Natalyia Apostolova, asht shprehë se BE po investon në Kosovë, por këto ndihma financiare duhen me u kanalizue.

Apostolova asht shprehë se Kosova asht numri 2 i të ardhunave për krye banori në gjithë botën simvas fondeve të BE.

“Kosova asht demokracia ma e re, Kosova asht vetëm 10 vjeçe. Institucionet tueja, shtetësia juej gjithçka që po zhvilloni asht për herë të parë. Pra, na jemi të vetëdijshëm për këtë. Kjo asht arsyeja pse Kosova asht numri 2 për krye banori sa i përket fondeve tona në të gjithë botën. Pra, në Kosovë shpenzojmë numrin e dytë ma të madh të investimeve. Ajo radhitet mbas Palestinës për thithje fondesh”, tha Apostolova.

Ma tutje ajo ka deklarue se Kosova duhet m’i pasë kapacitetet për me i shfrytëzue këto pare.

Pra, po sjellim këtu nji shumë të madhe paresh, 100 milionë në vit, që asht nji ndihmë shumë e madhe. Por, ju gjithashtu duhet të keni kapacitetet me i shfrytëzue këto pare”, ka deklarue ajo.

Shperndaje në: