Rrehjet në LDK, reagon Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, ka reague mbas përleshjeve afër degës së LDK’s në Vranjevc.

Statusi i plotë i tij:

Te nderuar veprimtarë të LDK-së

Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së.

Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!

Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statuin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen.

Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. IM

Shperndaje në: