Hoxhaj: Zgjedhje këtë vit s’ka me pasë!

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk ka me pase ketë këtë vit, sepse opozita nuk e ka seriozisht rrximin e Qeverisë, shprehet i bindun nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.

Edhe pse partitë opozitare kanë intensifikue takimet me qëllim të pregaditjes së mocionit për rrximin e Qeverisë, Hoxhaj thotë se egzekutivi ka me vazhdue punën deri në përfundim të mandatit.

Simbas tij, në këtë kohë vendi ka ma së shumti nevojë që e krejt skena politike në vend me u ba bashkë për çashtje të mëdhaja, tue përfshi edhe dialogun me Serbinë, si njanin ndër proceset ma të randësishme.

“Unë nuk mendoj që deklaratat e kolegëve në opozitë janë serioze dhe nuk mendoj që në 2019 ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Por çka ka nevojë elita politike në Kosovë në 2019, ne që jemi në Qeveri dhe të tjerët që janë në opozitë, është që të bëhemi bashkë rreth disa pritjeve të mëdha që ka vendi dhe ndër to është dialogu Kosovë-Serbi. Zgjedhje në 2019 nuk do të ketë dhe rrëzim të Qeverisë nuk do të ketë”.

Hoxhaj thotë se debati për taksën ndaj produkteve serbe ka degradue.

“Debati për taksën ka degraduar. Mendoj që Kosova nuk guxon që ta reduktoj politikën e saj të jashtme në dialog dhe dialogun ta reduktoj në taksë. Ky debat ka degraduar, Kosova duhet të sheh përtej vendimeve afatshkurta të cilat janë interesat dhe pritjet afatgjate, strategjike të saj”.

Ai pret që dialogu me Serbinë, i pezulluem mbas vendosjes së taksës, të përmbyllet këtë vit, ndërsa në vitin 2020 të ndodh njohja e ndërsjellët.

“Jam i mendimit se viti 2019 mund të jetë një vit historik me nisë një proces negocues, i cili mund të përmbyllet në 2019, por ndoshta në 2020 me njohje të ndërsjellët. Ne duhet të kemi kurajo, vendosmëri dhe përkushtim të mirëfilltë që ta përmbushim këtë temë me Serbinë që natyrisht nuk do të jetë e lehtë”. /EO

Shperndaje në: