Veteranët kërcënojnë Qeverinë…

Pretendimet për rritje të pagës minimale pa i përfshi rritjen e pensioneve të veteranëve ka alarmue këtë të fundit. Veteranët tue paralajmërue protestë 48 orë mbas marrjes së këtij vendimi, thonë se nji vendim i tillë asht shumë rrezik për stabilitetin e Qeverisë.

Ndërkaq, iniciativën e kryeparlamentarit Veseli për formim të nji komisioni hetimor për veteranët e rrejshëm, e shohin si të parandësishme dhe se nuk mund t’i besojnë nji komisioni të tillë.

Kryetari i OVL UÇK’s, Hysni Gucati, në nji intervistë për KosovaPress thotë se pensionet e tyne duhet të rriten bashkë me pagën minimale dhe se ndryshimi i Ligjit të Veteranëve nuk vjen në shprehje.

“Nuk vjen në shprehje ajo që të bëhet ndryshimi i ligjit te veteranët e luftës, se atëherë ministri mundet të luaj me lojërat e veteranëve që nuk i ka hije. Është shumë rrezik për vet Qeverinë dhe për ministrin…unë po e paralajmëroj Qeverinë prej këtij vendi ku jam që brenda 48 orëve ne do të dalim në rrugë. Unë do t’i bëjë ftesë gjithë veteranëve të luftës që të dalim në rrugë në protestë për atë të drejt që mund të takoj neve”, thotë Gucati.

Shperndaje në: