Stavileci “godet” LDK’n: Disa parti s’po mujn m’i menaxhue tubimet me 30 njerëz

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, ka thanë se disa parti politike në Kosovë s’po mujn m’i menaxhue as tubimet me nga 30 njerëz.

Këto komente i ka ba mbasi në disa tubime të LDK’s ka pasë përleshje të anëtarësisë së kësaj partie.

“Imagjinoni, ka pasur kuvende me nga 1 500 pjesëmarrës dhe kanë kaluar pa asnjë problem, ndërkaq po i shohim disa parti që s’mund t`i menaxhojnë as 30 njerëz brenda një procesi e, për më keq, as t’i evitojnë përleshjet fizike. Edhe ky është një tregues se si funksionon organizata jonë dhe se sa shumë dallojmë nga partitë e tjera. Prandaj, njerëzit na besojnë”, ka thanë Stavileci, për Epokën e Re.

Shperndaje në: