Qysh reagoi Granit Xhaka kur e pyetën a kishte me luejt kundër Kosovës?

Yjet e futbollit Granit Xhaka dhe Milot Rashica po qëndrojë në Prishtinë ku sonte do ta zhvillojnë nji ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë tue fillue nga ora 20:00.

Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Para ndeshjes asht organizue nji konferencë për media.

Xhaka asht pyetë se a kishte me luejt me Zvicrën në nji ndeshje eventuale ndaj Kosovës.

“Një ndeshje kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë që të luajmë. Do të ishte vështirë pasi që prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndjehem shqiptar”, deklaroi Xhaka.

Shperndaje në: