Turqia i kundërpërgjigjet SHBA’ve

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane, për shkak të blemjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400.

Tue mbrojtë këtë vendim të Turqisë, Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, i tha sot agjensisë së lajmeve, Anadolu, se Turqia mundet me i zgjedhë paisjet e saj të mbrojtjes si “nji vend i pamvarun dhe i lirë”.

Kryetarët e Komisioneve të Kongresit amerikan paralajmërojnë Turqinë

Liderët e Komisionit për Marrëdhaniet me Jashtë të Senatit dhe dhe Komisionit për Forcat e Armatosuna paralajmëruen Turqinë të Martën se rrezikon me u përballë me sanksione të ashpra nëse realizon blemjen e sistemeve ruse të raketave S-400.

Shperndaje në: