Thaçi pë Gjykatën Speciale: Unë e as shokët e mi të UÇK’s s’kemi shkelê asnji ligj ndërkombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për të përjavshmen franceze “L’Express”, ka folë për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, pritjet për samitin e Parisit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën europiane dhe ftesat nga Gjykata Speciale.

Tue folë për ftesat e Gjykatës Speicale për të dyshuemit lidhun me krime lufte, presidenti asht shprehë së asht krenar që ka qenë nji nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, dhe beson që as ai e as bashkëluftarët e tij nuk kanë shkelë asnji ligj ndërkombëtar.

“Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën
”, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: