14 serbë protestojnë para Ambasadës së Kosovës në Pragë

Nji grup prej 14 nacionalistësh serbë që jetojnë në Çeki kanë protestue sot përpara Ambasadës së Kosovës në Pragë kundër shpalljes së pamvarësisë së Kosovës dhe në kundërshtim të shënimit të 20 vjetorit të hymjes së forcave të NATO’s në Kosovë.

Njimbëdhetë mashkuj e tri gra me dy pankarta në duer në të cilat shkruente “Kosova asht Serbi” janë mbledhê në protestën 25 minutëshe dhe kanë mbajtë fjalime kundër Kosovës e liderëve të saj, kundër miqve ndërkombëtarë të Kosovës tue përshëndetë vendet që ende nuk e kanë njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Autoritetet çeke të sigurisë kanë ofrue sigurinë për Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Shperndaje në: