Tetë autobusëve nga Shqipnia nuk iu lejue hymja në Kosovë, Lekaj tregon arsyet

Tetë autobusëve të linjës Kosovë- Tiranë nuk iu asht lejue me kalue pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm. Ata kanë mbetë të bllokuem prej disa orësh për shkak të nji urdhni të Ministrisë së Transportit të Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka deklarue se arsyeja që autobusëve iu asht ndalue kalimi në pikën kufitare në Morinë, asht keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipnisë.

Lekaj ka thanë se pezullimi ka me vazhdue deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”, ka thanë Lekaj.

Shperndaje në: