
Kur jemi në mesin e vitit, gara për Topin e Artë tashma ka kandidatët kryesorë.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shihet si favoriti kryesor me fitue për të gjashtën herë Topin e Artë.
Këtë herë, rival i Lionel Messit nuk asht Cristiano Ronaldo, por nji mbrojtës.
Asht mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili ka me konkurrue Messin në garën për çmimin kryesor individual në futboll.
Lojtari ma i mirë në histori të Barcelonës simbas nji raporti të ‘Mundo Deportivo’ konsiderohet si favoriti kryesor, dhe se gjithçka mundet me u vendos në Kupën e Amerikës, ku Messi ka me kërkue titullin e parë të madh me Kombëtaren e Argjentinës.