Si po i humbë nga 360 mijë euro në muej Komuna e Prishtinës? (dokument)

Nga pronat e Komunës janë ba milionerë. Rreth 6 hektarë tokë të Zonës Industriale në kufijtë me Fushë Kosovën i janë marrë Komunës së Prishtinës me qira. Por, ka 5 vjet që qera nuk po paguen askush dhe shuma mujore që Komuna po e humbë asht 360 mijë euro.

Shkrimi i plotë në Lajmi.net:

Në këtë pronë komunale pa leje dhe pa pëlqimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë ndërtuar më se 20 ndërtesa pa leje nga bizneset që po e shfrytëzojnë tokën për përfitimet e tyre materiale.Përveç që bizneset kanë ndërtuar pa leje para syve të Komunës, ata nuk kanë bërë pagesat e qirasë së tokës që e shfrytëzojnë që disa vite, shkruan lajmi.net.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin për vitin financiar 2018 të Komunës së Prishtinës. Në këtë raport janë evidentuar shuam parregullsi.Raporti evidenton se Komuna e Prishtinës nuk ka shprehur interesim për të inkasuar paratë nga bizneset që po veprojnë në tokën e sajë.

“Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale 03-L040 neni 14, Statutit të komunës neni 33.2- a, dhe Ligjit 04/L-144 vihet në pah mundësia/mënyra e dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale. Në vitin 2014 komuna kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat që janë në pjesën e quajtur “Zona Industriale”. Të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj komunës. Kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit të kaluar dhe vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, nga komuna nuk është ofruar ndonjë shpjegim konkret se pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta adresuar këtë çështje”, thuhet ën Raportin e Auditimit për vitin 2018 të Komunës së Prishtinës.

Lënia e pronave komunale në shfrytëzim të bizneseve pa marrëveshje/kontratë, sipas Auditorit dëmton të hyrat e komunës dhe rrit rrezikun që shfrytëzuesit të manipulojnë me ato prona.“Sipas kalkulimit të thjeshtë krahasuar me qiratë tjera i bie që komuna humb së paku 6e/m2 apo 360,000 euro/muaj”, thotë Auditori.

Andaj ZKA e ka rekomanduar kryetarin e Komunës që duhet të rishikoj shkakun e shfrytëzimit të pronave pa kompensime dhe të marrë veprime për të nënshkruar marrëveshje me bizneset/shfrytëzues të pronave për kompensimin e tyre, qoftë përmes qirasë ose formave tjera ligjore.Lajmi.net ka gjetur se në mesin e mbi 30 bizneseve, të cilat bëjnë biznes në tokën e Komunës, janë politikanë e biznesmenë që kanë marrë tender nga Komuna e Prishtinës.Shumicës u kanë skaduar kontratat që në vitin 2012, por menaxhmenti i ri komunal ka hezituar t’ua marrë qiranë pa një pëlqim të Kuvendit të Komunës, i cili është organ që ka në shfrytëzim tokat e Komunës.Ljami.net ka parë disa nga kontratat e skaduara.“Ragip Mustafa ( N.N. “Beni Dona”), afati i lejes së përkohshme urbanistike i ka kaluar më 27.01.2012, ka ndërtuar objekte të forta pa leje. “Elkos” nuk ka objekte, por toka shfrytëzohet si parking, pa të drejtë shfrytëzimi. Parcela nr 1498-12, 5766 m2 që shfrytëzohet nga ETC-ja e Ramiz Kelmendit ka sipërfaqe të shtruar me material të fortë. NN “Tregtia”, parcela nr. 1500-5 nuk ka të drejtë shfrytëzimi, ka ndërtuar objekte me material të fortë pa leje. “City Park” nuk ka të drejtë shfrytëzimi për 7 ari”, thuhet në dokumentin që e ka parë lajmi.net.

Dokumenti ndër të tjera paraqet objekte me ndërtim të fortë, ku janë ndërtuar pa leje objekte me ndërtim të përkohshëm dhe parcela, ku nuk ka objekte.Sipas të gjeturave, Arben Osmani (PPZ “Mermer Graniti Noti”) ka në shfrytëzim 546 m2 tokë, afati i dhënies në shfrytëzim ka kaluar më dt. 04.08.2012 dhe i njëjti ka ndërtuar objekte të forta pa leje. Enver Krasniqi, Alban Muliqaj pronarë të MTP “Emd-Com”, kanë në shfrytëzim 2293 m2 tokë dhe kanë ndërtuar objekte.Po ashtu pa leje kanë ndërtuar edhe NT “Daja”, “Villa Liria”, NTP “Carbonara Petrol”, SHPK “Mermer Granit Kosova”, NTP “Llapi com”, NPT “Agimi com”, “Vesa shped”, Bashkim Statovci, pronar i “Focus PartnershipTë gjithë kanë objekte të bizneseve të ndërtuara pa leje. Megjithëkëtë, disa nga bizneset, të cilëve po ashtu u ka skaduar kontrata e shfrytëzimit të tokës, kanë të ndërtuar objekte me karakter të përkohshëm.

Bizneseve që u ka skaduar kontrata e shfrytëzimit që kanë ndërtuar objekte të përkohshme janë NTP “Ajroni Com”, Xhevahire Zuka pronar i DPZ “Zuka”, Milaim Bejta pronar i NP “Bushgegu”, Merkur Krasniqi pronar i autoservisit “Vali”, Ismer Rexhepi pronar i “Eurogoma”, Burim Sylejmani pronar i NTP “Doni com”, Jahja Krasniqi pronar i “Genti”, NTP “Arti”, ndërmarrja “Oferta”, “Te Musa”.

Në sipërfaqen më të madhe të tokës komunale është i shtrirë KFOR-i italian. Komuna nuk ka poseduar informacione se çka ka të ndërtuar në ato ngastra kadastrale dhe nëse është ndërtuar pa leje, ndërkohë që nuk ceket nëse këtij institucioni i ka skaduar afti i dhënies së tokës më qira, “KFOR-i italian, parcela nr. 1504, 1466 m2.

Shperndaje në: