‘Çmendet’ bankomati e nxjerr pare pa limit, kqyreni qysh qytetari mbush çantën plot (video)

Nji bankomat në Londër ka habitë të gjithë qytetarët përreth kur ka fillue me nxjerr pare pa pushim.

Menjiherë në vendngjarje kanë shkue rojet e sigurisë, për me i parandalue qytetarët mos me i marrë kartëmonedhat 20 paund që po dilnin nga bankomati.

Besohet se klienti që shihet në këtë video, kishte tërhekë nji shumë të madhe paresh dhe kështu bankomati po nxirrte pa u ndalë kartëmonedhat.

Qytetari kishte vendosë nji çantë me i mbledhë paret dhe shihet në video derisa i shtyn ato me kambë.

Simbas kompanisë që zotnon këtë bankomat, makineria nisi me lshue kartëmonedha, sepse klienti tërheki nji shumë të madhe paresh.

Shperndaje në: