Kokëdhima: E njoh Ramën, ai asht i çmendun! E ka idhull Eskobarin

I ftuem në Ora News, ish deputeti i Partise Socialise te Shqipnise, Koço Kokëdhima, e ka akuzue e vleresue rande shefin e qeverisë, Edi Rama.

Simbas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye, Shqipnia nuk ka me pase gjasa kurre me qene pjesë e Bashkimit Europian.

I pyetun nga gazetarja se a ka me pase zgjedhje me 30 Qershor, Kokëdhima, dikur miku i ngushte i kryeministrit Rama, tha:

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

Ma tej Kokëdhima shtoi:

“Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari  nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

Shperndaje në: