Arrestohen nji mjek dhe nji mjeke në Gjakovë: Trafikonin organe jashtëligjshëm

Dy mjekë janë arrestue sot në nji spital në Gjakovë, nën dyshimet se kanë krye veprën penale të transplantimit të paligjshëm të organeve.

Lajmin e ka ba të ditun policia përmes nji njoftimi, ku banë të ditun se personat e arrestuem janë A.M, mashkull, dhe B.B femër.

Sot më 18.06.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë”, ka njoftue Policia.

Policia ka thanë se, “pas ndërmarrjes së këtij plani ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS-së”.

Shperndaje në: