Përkeqësohen marrëdhaniet, Irani rrxon dronin amerikan – Trump vjen me këtë paralajmërim (foto)

Duket se marrëdhaniet mes Iranit dhe SHBA kanë me u përkeqësue edhe ma tepër.

Garda Revolucionare e Iranit ka rrxue nji dron amerikan me nji predhë tokë-ajër derisa po fluturonte në hapsinë ajrore ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit.

Lajmi i cili fillimisht u publikue nga mediat iraniane, u konfirmue dhe nga zyrtarët amerikanë.

Lajmin e dha fillimisht televizioni iranian, Press TV, ndërsa mandej u konfirmue edhe nga zhytarët amerikanë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konsiderue rrximin e dronit ushtarak amerikan nga Irani si “gabim shumë të madh”, tuee rritë kështu shqetësimet se situata mundet me u përshkallëzue në mes të këtyne dy vendeve.

Përmes nji postimi në rrjetin social, Twitter, ai ka dënue rrximin e dronit mbikëqyrës të marinës RQ-4A Global Hawk nga nji raketë tokë-ajër, ndërsa ka qenë tue operue në hapsinën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit.

Shperndaje në: