Vazhdon akcioni për rrximin e objekteve pa leje në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspektoratit ka rrxue sot objektin e dytë pa leje.

Aty kishte dalë edhe shefi i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka ba të ditun se me këtë rast vetëm sa asht egzekutue vendimi për rrxim, mbasi që investitori ka tejkalue kohën kur asht dashtë me rrxue katin që asht ndërtue pa leje në këtë objekt.

Përmes nji njoftimi Komuna e Prishtinës ka ba të ditun se rrximet e tilla janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: