Kosova ka shfrytëzue mbi 300 milionë euro nga fondet IPA

Kosova asht përfituesja ma e madhe për krye banori në rajon e fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit i njoftun si IPA, thojnë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që, përfaqësues të shoqnisë civile kritikojnë institucionet për humbjen e disa fondeve.

IPA asht nji instrument financiar i Bashkimit Europian që ka për synim me i ndihmue vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ministrja e Integrimit Europian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, në nji bisedë për Radion Europa e Lirë thotë se vetëm gjatë viteve 2017–2020, Kosova ka arritë dhe ka m’i shfrytëzue ma shumë se 300 milionë euro nga fondet IPA.

Fondet IPA duhet të shikohen nga viti në vit dhe mund të themi se ka pasur rritje. Në vitin 2017 kanë qenë mbi 70 milionë, ndërsa në vitet 2018–2019 dhe 2020 janë respektivisht nga 100 milionë euro. Kosova për kokë banori është pranuesja më e madhe e fondeve të Bashkimit Evropian pas Palestinës, ndërsa në rajon jemi pranuesja më e madhe e fondeve IPA”, thekson Hoxha.

Shperndaje në: