Orhan Pamuk iu gëzue humbjes së Erdogan’it në Stamboll

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtari turk, Orhan Pamuk, shprehu kënaqësinë e tij që në zgjedhjet lokale humbi partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pushtetin e të cilit e përshkruen si pushtet i frigës.

Orhan Pamuk në bisedë me qytetarët e Sarajevës të organizueme nga shtëpia botuese, Buybook, deklaroi se, “Vendi asht në frigë, të gjithë ata që kritikojnë pushtetin, përfundojnë në burg. Jam i inatosun për këtë. Por, zgjedhjet lokale treguen se Turqia po kthehet ngadalë drejt rrugës së drejtë. Ma në fund kthyem Stambollin”.

Pamuk nuk u durue dhe deklaroi se beson se qeveria provoi “me mashtrime me i vjedhë zgjedhjet, kanë humbë aq shumë vota mbasi po mashtronin, populli turk i don votat e tyne. U gëzova kur e pashë këtë para dy ditësh, populli vendosi”.

Shperndaje në: