Draskovic jep deklaratë befasuese në prag të Vidovdanit

Kryetari i Lëvizjes së përtëritjes serbe (SPO), Vuk Draskovic, ka porositë në prag të kremtes fetare serbe Vidovdan, të 28 Qershorit, se popullit serb i asht i domosdoshëm mirëkuptimi dhe miqësia me popullatën shumicë shqiptare në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

“Në Kosovë e kemi mbamendjen historike, në Metohi (Dukagjin) i kemi kishat e manastiret. Kemi obligim me u angazhue për mbetjen dhe fuqizimin e popullit serb në atë tokë. Këtë mujm me arritë vetëm në mirëkuptim e miqësi me popullin shumicë shqiptar”, ka thanë Draskovic në “porosinë e Vidovdanit”, ka ba të ditun lideri i SPO opozitare, transmetojnë mediat serbe.

Shperndaje në: