Diplomojnë kadetët e ri të FSK’s, Haradinaj: Qëndroni krah për krah me paqen, SHBA’të dhe Naton’n

Sot, radhëve të ushtrisë së Kosovës, i asht shtue edhe gjenerata e kadetëve 2019.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Historia jonë po shkruhet nga më të mirët, djemtë dhe vajzat e Kosovës, të cilët po i shërbejnë vendit dhe qytetarëve.

I lumtur të shoh kadetët e FSK-së që diplomuan sot, gjenerata e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Akademi kjo që është shndërruar si adresë edhe për vendet e rajonit.

Ushtria që do të i shërbeni ju, është në rresht me botën demokratike, në rresht me ShBA-në dhe NATO-n!
Duke qëndruar krah për krah për paqen, bashkë do të shërbejmë me nder e përkushtim për sigurinë tonë, për atdheun tonë.

Shperndaje në: