Zbulohet pasunia e kuzhinierit ma të famshëm në botë, Nusret (video)

Ai u kthye në senzacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së krypës në gatimet e tij.

Por, shumë ndoshta e nuk e dijnë që Nusret Gokçe asht në fakt nji kuzhinier mjaft i njoftun në Turqi me nji rrjet restorantesh të quejtuna Nusr-Et.

Nusreti asht shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 22.5 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.

Kuzhinieri i famshëm turk ka nji pasuni të madhe, dhe emni i pronarit të nji zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tashma ka shtri biznisin e tij edhe në New York po përmendet kudo në media, prandaj i kanë zbulue edhe pasuninë.

Së fundmi, asht publikue vlera e kompanisë së tij ku simbas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kapin shifrën 1,5 miliard euro.

Me publikimin e këtyne statistikave, Nusret Gökçe në nji intervistë ka shprehë disa fjalë.

“Para 10 vjete punoja për 400 euro, kurse sot posedoj nji kompani me vlerë 1.5 miliard euro”- tha kuzhinieri.

View this post on Instagram

#saltbae #salt#saltlife

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on

Shperndaje në: