Qe qysh e djegi BIA agjentin serb të AKI’s, Bratislav Nikolic’in, i cili kishte dekonspirue planin serb për trafikimin e organeve

U ba shumë zhurmë këto ditë kur mbas 10 vjetësh, mediat raportuen se Bratisllav Nikolic, tashma ish-këshilltar për komunitete i presidentit Thaçi, ishte agjent sekret i BIA’s në Kosovë, raporton Gazeta Metro.

Shkrimi i plotë në Metro:

Përkundër që ndaj një grupi serbësh, pjesë e tyre edhe Bratisllav Nikoliq, ishte ngritur aktakuzë në vitin 2009 dhe gjykata e kishte hedhur poshtë si të pabazuar, mediat – duke u bazuar në raportime mediale të para 10 vjetësh – e shpallën sërish atë agjent të BIA-s në Kosovë.

Gazeta Metro nga burime brenda institucioneve të sigurisë kanë mësuar se institucionet tona me kohë kishin arritur t’i infiltrojnë agjentët e vet brenda celulave të BIA-s, të cilat kishin filluar një operacion tepër sekret për blerjen e dëshmitarëve të rrejshëm, që do të dëshmonin kundër UÇK-së në Tribunalin Special se gjoja “ua kanë hequr organet gjatë luftës”.

Një rast të tillë, AKI-ja e kishte dekonspiruar edhe pas vitit 2009, ku pas dështimit të blerjes së dëshmitarëve të rrejshëm, shërbimi sekret serb po mundohej të transportonte edhe mbetje mortore të serbëve deri në afërsi të Shtëpisë së Verdhë në Burrel të Shqipërisë.

Institucionet e sigurisë me kohë i kishin infiltruar agjentët e vet edhe në këtë celulë të BIA-s dhe mbetjet mortore kishin arritur të shkonin vetëm deri në Manastirin e Deçanit, përmes një autoambulancë që supozohej se do të barte pacientë nga ky manastir për t’i dërguar në Serbi.

BIA serbe pas vendosjes së këtyre mbetjeve mortore afër Shtëpisë së Verdhë planifikonte t’i kërkonte bashkësisë ndërkombëtare ekzaminim të atyre mbetjeve mortore, duke legjitimuar kështu pretendimet e tyre për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

Si pjesë e dështimit të operacioneve të vazhdueshme të shërbimit sekret serb, përfshirë edhe rastin e fundit për “katastrofën humanitare” në veriun e Kosovës, tash strukturat e inteligjencës së Serbisë si duket janë bërë “gjahtar kokash” të bashkëpunëtorëve të institucioneve të sigurisë së Kosovës, duke u munduar që me çdo kusht t’i eliminojnë ata nga skena publike dhe institucionale.

Sipas këtij burimi brenda institucioneve të sigurisë, mësohet se një prej njerëzve që kishte kontribuar në dështimin e vazhdueshëm të operacioneve të BIA-s në Kosovë ishte edhe ish-këshilltari serb i Thaçit, Bratisllav Nikoliq.

Për shkak të lojalitetit të tij ndaj rendit kushtetues dhe ligjor, Bratisllav Nikoliq ishte sistemuar edhe më herët në pozita të ndryshme në institucionet e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ajo çfarë duket e re në metodologjinë e punës së BIA-s serbe edhe në rastin e Bratisllav Nikoliqit, është përdorimi i shpeshtë i mediave lokale, që shihet si e kopjuar nga metodologjia e punës së shërbimeve sekrete ruse, mirëpo edhe etiketimi i agjentëve të shërbimeve kundërshtare si agjentë të vet, që është metoda më e lehtë për t’i diskredituar ata në publik.

Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili dje ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së mësohet se nuk e ka raportuar Bratisllav Nikoliqin si agjent të AKI-së, sepse asnjëri nga deputetët e këtij komisioni nuk e kanë kaluar verifikimin e sigurisë, ashtu siç kërkohet me Ligjin mbi Informacionin e Klasifikuar dhe Verifikimin e Sigurisë./gazetametro.net

Shperndaje në: