E tmerrshme: Vogëlushi dhunohet seksualisht nga nji burrë në Prishtinë

Policia ka njoftue se ka arrestue nji person mbasi i njajti dyshohet se ka keqpërdorë seksualisht dhe e ka dhunue nji fëmi të mitun mashkull.

Arrestimi i të dyshuemit asht ba dje në Prishtinë.

“Lidhur me rastin me datën 26.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se i ka kryer veprat penale të cekura më lart ndaj viktimës së mitur mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuemi me vendim të prokurorit asht dërgue në mbajtje.

Shperndaje në: