Ymeri tregon se çka ka me ndodhë me 300 mijë eurot e Ekipit Negociator

Qeveria e Kosovës, mbas themelimit të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, kishte nda 300 mijë euro buxhet.

Me 24 Dhetor të vitit të kaluem, Qeveria e Kosovës, mbas miratimit të projektligjit për dialogun, kishte nda buxhet plot 300 mijë euro, që do të shkonin për Ekipin Negociator.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese, gjatë ditës së sotme, këtë ekip e shpalli antikushtetues dhe anëtari i këtij ekipi nga radhët e PSD’s, Visar Ymeri, ka tregue se çka ka me ndodhë me buxhetin e ndamë nga Qeveria e Kosovës.

“Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës. Delegacioni shpenzimet i ka pasur vetëm për kohën sa është formuar nga platforma. Në këtë drejtim e konsideroj se platforma është një udhërrëfyes mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ekipi e ka pasur një takim në Bruksel ku është takuar me Mogherinin. Buxheti është ndarë nga Qeveria për Delegacionin dhe menaxhohet nga Qeveria”, ka deklarue Ymeri.

Shperndaje në: