Anulohet takimi i Haradinajt me Ahmetin

Gjykata Kushtetuese sot e ka shpallë anti-kushtetues Ekipin Negociator për dialogun me Serbinë, të kryesuem nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

I menjihershëm ishte reagimi i Shpend Ahmetit i cili dha dorëheqje nga posti i udhëheqësit të këtij ekipi.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj nuk pati asnji koment lidhun me vendimin e Gjykatës, por ai e ka anulue takimin e planifikuem për nesër me Shpend Ahmetin në komunën e Prishtinës.

Haradinaj nesër ka me marr pjesë në ceremoninë e Ndrrimit të Drejtorit të NALT’it, Gjeneral Brigade, Uwe Becker.

Por, ai ka shty vizitën në Komunën e Prishtinës për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës e parapame për nesër në orên 11:00.

Shperndaje në: