Haradinaj: Kontributi dhe përkushtimi i NATO’s, garancë për paqe dhe siguri në rajon (foto)

“Për ne është shumë e rëndësishme që kemi besimin tuaj, të miqve tanë, por ne jo vetëm që ju besojmë juve, por ju ndjejmë si njerëzit tanë, KFOR-in si ushtrinë tonë, mandatin e NATO-s e si shërbimin më të mirë për ne, për paqen dhe stabilitetin e vendit tonë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së Ndrrimit të Drejtorit të NALT’it, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker të cilin nga tash ka me zavendësue gjeneral brigade, Michael Oberneyer.

Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tue vlerësue nalt kontributin e gjeneralit Becker, tha se sot jemi të gjithë bashkë që të shprehim respekt për shërbimin e ma shumë se dhetë muejsh në vendin tonë të gjeneral brigade Uwe Becker.

Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës veçoi se asht takue në disa raste me gjeneralin Becker dhe se sot asht momenti me i thanë faleminderit për shërbimin, në emën të tij dhe të popullit të Kosovës, mbasi ky siç tha ai, asht nji moment special që popullit gjerman me i thanë faleminderit për kontributin e tyne të ma shumë se 20 vjet që nga koha e tragjedisë e deri sot.

“Faleminderit burrave dhe grave që kanë shërbyer dhe ende shërbejnë në vendin tonë. Jemi dëshmitarë të një kohe dinamike në rajon dhe të gjithë po luftojmë që të ndërtojmë besim në mes nesh dhe për një vend të ri siç është Kosova nuk është e lehtë që të fitosh besimin përveç njerëzve të vendit po ashtu edhe të komuniteteve që jetojnë tek ne e po ashtu edhe besimin tek fqinjët dhe partnerët e saj”, tha kryeministri Haradinaj, i cili njikohësisht shprehu falënderim jo vetëm për ato vende që na kanë njoftë, por edhe për ato që nuk na kanë njoftë, sepse siç deklaroi kryeministri, beson se nji ditë të gjithë kemi me qenë në nji familje.

“Ne i takojmë botës së paqes të udhëhequr nga Amerika sepse me luftën tuaj ju qëndruat në të drejtën tonë dhe ndalet tragjedinë e asaj kohe duke na ndihmuar neve që sot të jemi këtu”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjeneralit Becker ia ndau medaljen e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu për meritat e veçanta gjatë shërbimit në Kosovë.

Shperndaje në: