Gashi ia dorëzon flamurin e Kosovës ekipit 3×3

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritë në takim përfaqësuesen e Kosovës në basketboll 3×3, e cila për herë të parë ka me marrë pjesë në gara ndërkombëtare të organizueme nën ombrellën e shtëpisë kryesore të basketbollit europian dhe botnor, FIBA’s.

Për herë të parë në histori të këtij sporti, përfaqësuesja e vendit tonë ka me garue në kualifikimet për Kupën Europiane, të cilat për reprezentacionin kosovar janë historike.

Kosova ka me garue në kualifikimet për FIBA 3×3 – Europe Cup 2019, që ka me u mbajte në qytetin Constanca të Rumanisë me 29 dhe 30 Qershor.

Katër basketbollistët kosovarë që kane me përfaqësue Kosovën në këtë garë prestigjioze që mbledh rreth vetes super-ekipe me super-lojtarë nga shtetet e europiane janë: Albatrit Berisha, Arti Hajdari, Altin Sahiti dhe Arian Mehmeti.

Shperndaje në: