Prifti serb: Kemi me ja marrë NATO’s Kosovën nji ditë

Prifti serb, Atanasije Jevtic, ka thanë se Kosova asht vendi i okupuem nga NATO dhe nji ditë serbët kanë me çlirue nga ta dhe kanë me rimarrë tokën e tyne.

Veç kësaj, kleriku i cili njihet si provokator i madh, gjatë shënimit të 630 vjetorit të betejës së Kosovës në Gazimestan tha se ”askush nuk guxon me falë Kosovën qoftë edhe ai presidenti i Serbisë”.

Këtë fjalim e kanë përshëndetë me ovacione të mëdhaja pjesëmarrësit në shënimin e kësaj ngjarje, e cila asht mbajtë nën masa të rrepta të sigurisë.

Shperndaje në: