Trump i thotë Erdogan’it: Nuk asht mirë kjo çka po ban (video)

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, u takue me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i bani thirrje që mos me vazhdue me blemjen e sistemit raketor rus, S-400.

Kur dy liderët u takuen në margjinat e samitit të G20, në Osaka të Japonisë, Trump i tha Erdoganit se blemja e këtij sistemi të mbrojtjes raketore asht “problem”.

“Nuk asht mirë”, tha Trump.

Presidenti amerikan, po ashtu, e spjegoi situatën si “të komplikueme”.

Washingtoni ka thanë se nëse Turqia nuk e anulon marrëveshjen për blemjen e sistemeve S-400 deri me 31 Korrik, Ankara’s ka me ju ndalue me ble gjeneratën e re të avionëve luftarakë F-35.

Shperndaje në: