Këtë video e kishte postue i riu që vdiq n’aksident, vetëm pak orë para fatkeqësisë (video)

26 vjeçari Arianit Bytyqi i cili vdiq së bashku me Gentrit Gallopeni, mbasi ranë në humnerë gjatë shkëmbimit të disa gjanave nga nji autobus në tjetrin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vetëm pak orë para aksidentit, kishte kalue në rrugën ku gjeti vdekjen sot.

Në nji video që ka sigurue Gazeta Metro Arianit Bytyqi i cili punonte për agjensinë ‘Sharr Travel’, ai po ndigjonte nji kangë që kishte mesazh për vetëjdijësimin e njerëzve kundër aksidenteve dhe uljes së shpejtësisë.

I njajti kaloi po atë sot, ku gjeti vdekjen së bashku me kolegun e tij.

Shperndaje në: