Rama: Kush tenton me ja marrë popullit sovranitetin, ka me qene i deshtuem

Kryeministri Edi Rama ka votue në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel.

Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipninë që e dojme dhe asht me randesi që çdo qytetar me respektue të drejtën e kujtdo me votue ose mos me votue.

 

“Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp.

E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, tha Rama.

Shperndaje në: