Merkel: Kosova e Serbia me ndjek guximin politik të Zaevit e Tsiprasit

Kancelarja Angela Merkel thekson se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë europiane, por ende ka shumë kushte me i plotesue.

“Shumë shtetas gjermanë kanë marrëdhanie personale me njerëzit e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani dhe përfaqësojnë nji urë midis ketyne vendeve. Qytetarët e këtij rajoni janë fqinjët tanë dhe perspektiva e tyne asht me u ba pjesë e BE, nëse ata i plotësojnë të gjitha kushtet”, tha Merkel.

Në videon e postueme me rastin e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili, si pjesë e procesit të Berlinit, mbahet t’Premten, në qytetin polak Poznan, Merkel spjegon qëllimin.

“Sot situata në Ballkanin Perëndimor asht e qetë, por ka sfida që duhet me u zgjidhe dhe asht e nevojshme me u përmbush kushtet për pregaditjen e vendeve për pranimin në BE. Rruga asht ende e çrregullt”, tha Merkel.

Por ajo theksoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogut, sidomos potencoi zgjidhjen e kontestit në mes të Shkupit dhe Athinës rreth emnit.

“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, dhe ai i Greqisë, Aleksis Tsipras, kanë dëshmue se mund të zgjidhen konfliktet, dhe me këtë rast i kanë hape Maqedonisë Veriore perspektivën me i fillu negociatat e pranimit me BE dhe hymjen e vendit në NATO”.

“Një shembull i tillë pozitiv duhet me qene inkurajim me i zgjidhe problemet në Bosnje dhe Herzegovinë, si ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksue Kancelarja Merkel.

Në Poznan, me 5 Korrik, ka m u mbajt konferenca mbi Ballkanin Perëndimor, ku merr pjesë edhe Merkel, me iniciativën e së cilës, ne vitin 2014, filloi Procesi i Berlinit, si proces i cili duhej me ndihmue përshpejtimin e digalogut dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të rajonit.

Shperndaje në: